Një investim madhor po realizohet në rrugën “Artan Lenja“ ku po ndërhyhet si në ndriçim ashtu dhe në infrastrukturë!

Në rrugën “Artan Lenja“, ku po vijon puna për investimin total si në ndriçim ashtu dhe në infrastrukturë!”,shkruan Veliaj.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, pas ndërhyrjeve në infrastrukturën nëntokësore ka nisur edhe puna për shtrimin me asfalt, ndërkohë që po realizohen edhe trotuaret duke transformuar tërësisht blloqet e banimit përgjatë gjithë kësaj rruge.

Ky projekt në Njësinë 7 është një ndër investimet e Bashkisë Tiranë ku puna vazhdon me ritëm të shtuar për të kompletuar këtë nyje të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit që lidh zonën e ish-nyjes së betonit, Fushën e Aviacionit me Laprakën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: