SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është duartrokitur dhe ka marrë ovacionet e gjithë sallës pasi i është përgjigjur në një mënyrë interesante, dikujt që i ndërpreu fjalimin në Shtëpinë e Bardhë.

Obama po fliste në një samit për të drejtat e homoseksualëve, kur u ndërpre nga Jennicet Gutierrez, një transgjinore latine.

29-vjeçarja u ankua për gjendjen e emigrantëve LGBT në qendrat e emigrantëve. Por Obama iu kthye: “Prit një sekondë…OK! E di çfarë, jo, jo, jo,jo, jo…Ti je në shtëpinë time!”.

“Nuk është e respektueshme që kur të fton dikush, ta ndërpresësh. Nuk do marrësh përgjigje nga unë nëse do më ndërpresësh kështu. Më vjen keq! Më vjen keq! Jo, jo!”. Të pranishmit nisën të brohorasin emrin e Obamës. “Turp të të vijë, nuk duhet ta bësh këtë”, shtoi Obama, duke kërkuar që ajo të largohej nga salla.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: