Shpërthimet misterioze në Transnistria, një territor separatist i kontrolluar nga Rusia në Moldavi, kanë ngritur frikën se konflikti në Ukrainë mund të përhapet.

Sipas BBC Rusia ka rreth 1,500 trupa me bazë në Transnistria, e cila kufizohet me Ukrainën dhe u shkëput nga Moldavia në një luftë të shkurtër në 1992. Nëse Rusia përforcon Transnistrinë, ajo mund t’u mundësojë forcave të saj të lëvizin në Odesa një qytet port i rëndësishëm strategjik  nga perëndimi. Shtytja e saj në qytet nga lindja u bllokua nga trupat ukrainase.

 

 

Tran

Të premten, një gjeneral i lartë rus, Rustam Minnekayev, tha se “kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistria, ku ka edhe raste të shtypjes së popullatës rusisht-folëse”.

Presidenti Vladimir Putin është zotuar të “mbrojtur” rusët etnikë në ish-republikat sovjetike. Ky ishte argumenti i tij për pushtimin e Ukrainës. Moldavia ishte ish Moldavia Sovjetike.

Moldavia nuk është në NATO apo BE. Është një nga vendet më të varfra të Evropës dhe shtëpia e shumë ukrainasve etnikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb