Cilido definicion i qeverisjes se mire detyrimisht të çon tek togfjalëshi “transparence” dhe “informim”, binom i një qeverisje demokratike me në qendër qytetarin dhe interesin publik.

Individët janë tatimpaguesit, votues që delegojnë pushtetin por edhe pranuesit e shërbimeve përfundimtare dhe për këtë arsye janë të legjitimuar të kenë të drejtën të informohen dhe të ushtrojnë kontrolle për tu përfshire në procesin e politik bërjes dhe qeverisjes.

Informacioni ne vetvete është pushtet dhe është themeli i çdo qeverisje të mire, jo vetëm sepse e rrit efikasitetin por gjithashtu sepse i fuqizon njerëzit dhe i mundëson shpërndarje më të barabarte të përfitimeve nga zhvillimi i përgjithshëm duke sfiduar zotërimin e këtyre përfitimeve nga pakicat.

Fjala transparence e ka origjinën nga latinishtja “transparere” qe do të thotë të shfaqet, ose të behet e dukshme. Nisur nga denotacioni i fjalës kuptohet se sa rendësi merr dukja apo shfaqja e çdo lloj ushtrimi pushteti, mënyra e përmbushjes së detyrimeve, informimi lidhur me aktivitetin ekzekutiv e administrativ si pasoje e saj dhe detyrimi i llogaridhënës përpara masës që delegon këtë pushtet tek përfaqësuesit e tyre.

Ne bazë të këtij parimi qëndron detyrimi i autoriteteve publike për të bërë të njohur të gjithë informacionin që lidhet me përmbushjen e detyrimeve funksionale, për çdo procedure prokurimi, koncensioni apo ankandi, apo çdo aktiviteti tjetër me interes publik.

Zbatimi i këtij parimi rrit besueshmërinë e publikut i cili ne çdo rast duhet te dije se çfarë ndodh me taksat dhe tarifat që ata paguajnë me qëllim kthimin e tyre në shërbimet publike qe ata duhet të përfitojnë në varësi të kërkesave dhe nevojave.

Ne këtë kuptim zbatimi i parimit të transparencës ka një ndikim te madh edhe në mënyrën se si ushtrohet pushteti.
Nëse publiku njihet me sasinë e parave te akumuluara, ata gëzojnë të gjithë të drejtën e kërkimit të llogarisë për mënyrën sesi janë shpenzuar këto para dhe mund te ushtrojnë presion ndaj qeverise dhe politikaneve për përparësitë e shpenzimeve. Pra ne vetvete transparenca i jep zë vete sovranit.

Si rregull dhe teorikisht sjellja e administratës publike duhet te jetë e hapur. Pikërisht të qenit e hapur dhe transparente janë instrumenta thelbësorë dhe baza për shtetin e se drejtës, për barazinë para ligjit dhe përgjegjshmërinë.

Zbatimi i parimit te transparencës dhe përcjellja e informacionit tek publiku, sjelle edhe pjesëmarrjen e publikut ne proceset vendimmarrëse, e cila është shume vitale për çdo demokraci dhe shtet te se drejtës. Marrja pjese ne vendimmarrje e publikut krijon një ure komunikimi mes autoriteteve publike dhe qytetarit për mbrojtjen e interesit publik.

Një ndërveprim i tille mundëson shkëmbimin e informacionit, ideve, komenteve te cilat janë te domosdoshme për autoritetet publike gjate proceseve te hartimit te planeve dhe strategjive te natyrës publike. Kjo është njëra ane, nga ana tjetër mundëson qe publiku te njihet me mënyrën e përdorimit te të mirave publike duke patur dhe te drejten e kontrollit dhe llogaridhenies. “Është e dëshirueshme dhe e kënaqshme që të përfitosh dhe te mbrosh te mirën e individit, por është fisnike, hyjnore dhe sublime te përcaktosh dhe te mbrosh te mirën e komunitetit dhe te shtetit” (Aristoteli 2001, Etika).

Shteti dhe shoqëria duhet te ndervëprojne me njeri tjetrin. Shteti ndikon dhe e transformon shoqërinë, por edhe shoqëria ka ndikim te padiskutueshëm ne funksiononimin e shtetit. Prandaj nje mënyrë per te kuptuar dhe vlerësuar funksionimin e politikave publike, pra edhe te vete shtetit është analiza dhe aftesia e shtetit per te zhvilluar dhe per të ruajtur ate qe ai e koncepton si “kontrolli social” e qe paraqet nivelin e pjesemarrjes, konsensusit dhe legjitimitetit nga populli (Migdal 2001, 52).

Pas këtij parashtrimi paksa teorik dhe shume ideal për te qene i vertete, i kthehemi realitetit shqiptar. Sa është prezent parimi i transparencës ne sjelljen e asministrates publike, ne ushtrimin e pushtetit dhe ne mënyrën se si perdoren parate e taksapaguesve shqiptare?
Gjithkush mund te jepte nje përgjigje sipas perceptimit publik. Por jam thuajse e sigurte se te gjithë do te konvertonim ne te njëjtën pergjigje. Parimi i transparencës ose nuk njihet fare ne rastin me te mire ose njihet dhe keqperdoret per interesa te ngushta ne dem te interesit publik, veprime apo mosveprime te cilat derivojne ne veprime korruptive, antiligjore dhe te dënueshme.

Nëse do te sjellim ne vëmendje te gjitha procedurat e ndjekura te prokurimeve publike ne sektorët strategjike, koncensionet dhe format e partneritetet publik dhe privat te kahershme por edhe te sotmet, askush nuk di dhe nuk ka asnjë informacion te plote, te sakte dhe te besueshëm se si po perdoren fondet publike per te cilat jemi kontributor te gjithe shtetasit shqiptare. Sa dhe pse nje firme del fituese nga nje gare e tille, si është zhvilluar procedura e konkurrimit dhe sa efikase ka qene përzgjedhja dhe ne fund te fundit çfarë sherbimi dhe produkti u përfitua ne interes te konsumatorit. Asnjë nga keto pikëpyetje askush nuk mund t’i jape pergjigje.

Tregues i nje mungese te theksuar transparence dhe shperfillje e publikut per tu degjuar dhe konsideruar ne proceset vendimarrese per interes publik. Pushtetarët te cilet nënshkruajnë ne emër dhe per llogari te interesit publik kane demostruar shpesh nje sjellje arrogante edhe kur eshte tentuar te pyeten rreth ketyre ceshtjeve. Pergjigje te tipit, “ska rendesi kush e fitoi kete tender dhe si, e rëndësishme eshte qe puna po behet”, eshte sjellje tipike mosperfillese megjithese gjithcka prokurohet mbulohet me fondet publike per te cilat te gjithë jemi taksapagues.

Sipas autorit Robert Putnam (1993, 182), qeverisja demokratike e nje shoqërie varet nga zhvillimi dhe fuqia e shoqerisë civile. Pra ne kete kuptim shoqeria civile shihet perhere e me shume si premise e fuqizimit te demokracise.
Shoqeria civile perbehet nga organizata dhe grupe te cilat nuk i perkasin pushtetit
dhe shtetit apo ndonje institucioni ekonomik e fitimprurës, por interesi dhe mbrojtja e vlerave shoqerore duhet te jene qellimi kryesor i veprimit te saj. Ne shoqerine shqiptare verehet nje mungese e theksuar e nje shoqerie qytetare aktive dhe efektive dhe mund te jete edhe me keq se kaq, pasi shfaqen ne emer te shoqerise civile grupime me ngjyrime te theksuara partiake te cilat keqperdoren nga forcat politike per interes te ketyre te fundit. Kjo padyshim paraqet nje defekt demokratik dhe per pasoje e ketij deformimi eshte formesuar nje indiference dhe bojkot i publikut ne gjithe proceset politikberese. Nderkohe qe ne shoqerite demokratike shoqëria civile dhe media janë ura lidhëse në mes institucioneve, administrates publike dhe publikut.

Sjellja tipike ne regjimet diktatoriale, ne autokraci dhe kur shkelen parimet demokratike, eshte pikerisht mungesa e transparences, kontrollimi dhe censurimi i informacioneve, si veprim i pare i parapelqyer që ndermerret nga zoteruesit e pushtetit.

Prandaj, transparenca karshi qytetarëve është kushti themelor dhe elementi kyç i funksionimit demokratik të shtetit. Eshte e patolerueshme qe ti mohohet kjo e drejte publikut po aq sa eshte e pa pranueshme mungesa e reagimit qytetar nga ana e shoqerise civile per gjithcka ndodh ne emer dhe per llogari te interesit publik. Pushtetaret parapelqejne te heshtin ne emer te popullit dhe per popullin. Por nese behen vertet vepra te mira ne interes te publikut, vete ata te paret duhet te ishin te interesuar qe keto veprime tjua benin te ditur shtetasve, duke dhene gjithe informacionin e nevojshem me transparence. Mos disponimi i informacionit dhe mungesa e transparences, i lene shteg keqinformimit dhe ndoshta dhe teorive konspirative, here te arsyeshme dhe here te paarsyeshme.

Sa here diskutohen ceshje te nxehta te dites, shfaqen spekulime dhe mbushet mas media, vizive dhe ajo virtuale me nje ushqim aspak te shendetshem dhe kjo ndoshta jo per faj te tyre. Pikerisht mosinformimi sa dhe sic duhet i jep mundesi cdokujt te fantazoje dhe injektoj gjithfarsoj idesh dhe teorish ndaj te cilave mund te behet preh kushdo. Por pikerisht ky terr informativ dhe mbushja e hapesires me ushqim “fast food” i intereson me se shumti pushtetareve, eshte habitati i tyre me i favorshem i ushtrimit te pushtetit ne kohe te palimituar.

Por per te kufizuar kete pushtet te pakufizuar te kujdo qe sillet si monark, me arrogance e shperfillje ndaj popullit, duhet ti behet barriere zeri i reagimit qytetar, i intelektualit, i akademikut, i shoqerise civile ne pergjithsi, asaj shoqerie te vertete civile, e panjollosur dhe e paperdorur nga politika e te gjitha ngjyrave, shoqerise qe ndjek idete dhe vlerat dhe jo xhaketat e reja dhe te perdoruara te politikaneve duke u zvarritur per kapjen e nje kolltuku “ne emer te popullit dhe per popullin”.

Derisa ne nje shtet do te mungoje nje shoqeri civile e tille qe te percjell zerin e qytetarit, qe tu kerkoje llogari pushtetareve, te kontrolloj veprimtarine politiberese, te perfaqsoje dhe mbroje interesin publik, partia-shtet do te jete uzurpuese e gjithe pushteteve, do mbreteroje dhe do trashet pakufizim dhe rrotacioni nepermjet proceseve zgjedhore do te mbetet vetem nje simbolike sikurse 50 vitet e regjimit komunist.
*Prof. asoc. Dr. Rezana Konomi, dekane e Fakultetit të Drejtësisë Universiteti “Luarasi”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb