Kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar që në situatën ku ndodhet Shqipëria me koronavirusin duhet transparencë, llogaridhënie dhe propozime.

Secili duhet të bëjë detyrat e veta thotë Basha por fton qeverinë që të marrë pa vonuar masat e propozuara nga opozita.

Gjithashtu Basha i mbetet qëndrimit që duhen sa më shumë testime dhe i kërkon publikisht OBSH të ndihmojë Shqipërinë me pajisje testuese.

”Nuk mund të kemi një përballje me pandeminë dhe me krizën nëse nuk ka transparencë i cili është aleati më I mirë. Me transparencë do të ketë më shumë siguri.

Së dytë llogaridhënia. Llogaridhënia do të bëjë të mundur që qeveria të kryejë detyrat.

Dhe së treti propozimet. Mendoj secili të bëjë detyrat e veta dhe ne i kemi bërë.

Secili ka detyrat e veta. Ftesa ime për pozitën është të mos vonojë masat. Sot u hap tenderi për respiratorët e përshëndes. Nuk do e sulmoj, më mirë vonë se sa kurrë. E gjithë bota i kërkon këto pajisje.

Infektivi t’i ketë këto pajisje shtesë se është e domosdoshme për shëndetin e qytetarëve.

Duhen marrë masat për mjekët. Është gjëja më e rëndësishme për shëndetin e shqiptarët. Marr mesazhe nga mjekë të stresuar. Duhen marrë sa më shumë pajisje testuese. Thirrje OBSH të ndihmojë shqipërinë për pajisje testuese dhe kite testuese.

Ka më shumë se 5-6 ditë nga dy herë në ditë bëj thirrje të merren masa, dhe mendoj se po merren masa. Siç u njoftuam sot informalisht për tenderin për pajisjet respiratore.

Kam dëgjuar shpesh argumentin se kjo dëmton të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk do e godasë. Le të mendojmë për fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat për të ruajtur kockën e ekonomisë se nuk ka gjë që e godet më shumë se mungesa”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb