Mjeku i ekselencës, Prof.Dr Baris Akin, i specializuar si kirurg i përgjithshëm & kirurg për transplantin e organeve, është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia. Prof.Dr Baris Akin është specializuar në Ohio State University,USA, për kirurgjinë e transplantit të organeve ku edhe është pajisur me çertifikatë nga “American Society of Transplant Surgeons”.

Në vitin 2004 Prof.Baris u nderua nga Kongresi Amerikan i Transplantit me çmimin “Studiuesi i ri”. Prej 12 vitesh, Prof.Barish, mban pozicionin e Drejtuesit të një prej Qendrave të para të Transplantit të Pankreasit & të Veshkave në Turqi dhe, në të njëjtën kohë, është edhe Drejtor i Programit më aktiv të Transplantit të Veshkave & Pankreasit në Stamboll, Turqi. Ai është i pari kirurg që ka aplikuar për herë të parë në Turqi teknikën e Nefrektomisë laparoskopike të asistuar, ndërkohë që në vitin 2009 ai e avancoi më tej këtë teknikë duke realizuar për herë të parë një tjetër teknikë kirurgjikale dhe shumë të avancuar, për Transplantin e Veshkave, atë të “Nefrektomi Retroperitoneoskopike”, teknikë kjo që tashmë aplikohet edhe në Spitalin Hygeia dhe që ofron një sëre avantazhesh për pacientin krahasuar me kirurgjinë e hapur si: ul rrezikun e dëmtimit të organeve intraabdominale dhe nuk paraqet rrezik për adezione (ngjitje), komplikacion ky që ndonjëherë mund të çojë deri edhe në një ndërhyrje të dytë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prof.Baris gjatë karrierës së tij të suksesshme ka realizuar mbi 500 proçedura të Transplantit të Veshkave në Turqi, me një përqindje suksesi rreth 95-97%, si dhe numëron rreth 400 raste Transplant të Veshkave të realizuara me sukses me teknikën inovative “Nefrektomi retroperitoneoskopike”. Për t’u lidhur me mjekët kirurgë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb