Mediat spanjolle raportuan sot se ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, i cili po vuan një dënim për shkak të korrupsionit, ka blerë në mënyrë ilegale një mëlçi për ish-futbollistin Eric Abidal, i diagnostikuar me kancer në mëlçi në vitin 2011.

Për këtë lajm ka reaguar vetë francezi, i cili aktualisht mbulon pozicionin e drejtorit sportiv te Barcelona. Abidal me anë të rrjeteve sociale mohon lajmin duke thënë se ndihet i trishtuar për atë se çfarë është shkruar.

“Ndihem i detyruar të komunikoj shqetësimin dhe trishtimin tim për lajmin e sotëm për një transplantin e mëlçisë që aludohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Për respektin që kam për familjen time, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që kanë provuar diçka të tillë, do doja të kërkoja falje për përmbajtjen aspak dinjitoze të lajmeve të sotme.

“Kushëriri im Zherard ka dhuruar mëlçinë e tij për të shpëtuar jetën time dhe i jam vërtet mirënjohës. Procedurat dhe protokollet janë ndjekur tërë kohën dhe ekziston i gjithë dokumentacioni për ta provuar”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: