Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili kryente transportimin e lëndëve narkotike.

Shqiptari është zbuluar pasi pas një kontrolli rutinë, efektivët vunë re shenja nervozizmi dhe përgjigjet për pyetjet e policëve nuk ishin konsistente, gjë që i shtyu të bënin një kontrolle dhe më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit u zbulua se bagazhi ishte përshtatur me një fund të dyfishtë me sistem hapjeje me telekomandë, brenda të cilit ishin fshehur 20 kilogramë kokainës.
Sasia e drogës sipas çmimit të tregut kapte vlerën e 4 milionë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb