Të paktën 18 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur pranë Sofjes, të Bullgarisë.

Sipas autoriteteve bullgare, kamioni po transportonte 40 emigrantë të paligjshëm. 22 refugjatët e mbijetuar janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Agjencia shtetërore e lajmeve BTA, raporton se 8 nga personat e dërguar me urgjencë në spital ishin në gjendje kritike për jetën.

Në lidhje me shoferët e kamionit, policia bullgare është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tyre pasi janë larguar nga vendngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb