TIRANE- Bashkia e Tiranës marrë një vendim për vendosjen e një stacioni të përkohshëm për nisjen e autobusëve ndërqytetas. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Bashkia e Tiranës ka lidhur Akt-Marrëveshjen për shfrytëzimin e sheshpushimit tëe ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrës-dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë.

Bashkia e Tiranës njofton se kjo masë erdhi:
“* duke parë nevojën emergjente për ngritjen e një stacioni të përkohshëm për linjat ndërqytetëse midis qarqeve;

* me dëshirën për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës;

* me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës, krijimin e lehtësirave për bizneset që operojnë në transportin ndërqytetës dhe udhëtarëve të transportit ndërqytetës;

* me përparësinë që veprimtaria e shërbimit të transportit publik të sigurojë një performancë të lartë, standard më të përparuar dhe lehtësi e komoditet të përdorimit të udhëtarëve”.

“Bashkia e Tiranës njofton të gjithë udhëtarët e transportit ndërqytetës se, duke filluar nga dita e Dielë, më datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga:

“Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra” do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja””, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb