Përshkallëzohet protesta e drejtuesve të linjave të transportit urban në Gjirokastër. Në ditën e tretë të protestës ata kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të Gjirokastrës duke u ulur përtokë.

Gjatë protestës nuk kanë munguar as përplasjet me policinë pasi protestuesit penguan për më shumë se 2 orë kalimin e një furgoni me pasagjerë që realizon transportin në linjën Gjirokastër-Tiranë-Gjirokastër.
Shoferët pohojnë se protesta do të vijojë deri në dhënien e zgjidhjes nga ministria e Transportit, ndërsa shprehen se janë gati edhe të vetëflijohen.

Liçensimi prej ministrisë së Transportit i linjave të tjera interurbane po sjell konflikte të përditshme mes agjensive, ndërsa aksionerët e prekur thonë se kjo po çon drejt falimentit agjensitë ekzistuese në të gjithë vendin. Situata e krijuar në Gjirokastër ka rënduar jo vetëm agjensitë, por edhe udhëtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb