ITALI

Policia italiane në L’Aquila ka arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian, pasi ju kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Arrestimet e shqiptarëve dhe të italianit kanë ardhur pas një hetimi të gjatë kundër të treve.

Gjatë hetimit, janë kapur doza kokaine, të cilat ishin bërë gati për t’u shitur.  I arrestuari, L.A lindur në vitin 1989 dhe L.D shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në shtetin italian, konsiderohen përgjegjës për transport kokaine të sasive të ndryshme në kohë të ndryshme, raportojnë mediat italiane.

Pavarësisht se shqiptarët kishin përdorur metoda të ndryshme për të mos rënë në sy të agjentëve, ata janë prangosur tashmë. Akuzë për tregti me drogë është ngritur edhe kundër një shtetasi italian. Tashmë të gjithë të akuzuarit do të përgjigjen përpara drejtësisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb