TIRANA

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për 5 të arrestuarit gjatë operacionit ‘Complex’ për transport të emigrantëve të paligjshëmm.

Në arrest me burg Gjykata ka caktuar vetëm për Rigers Vejsiun kurse janë liruar nga qelia në arrest shtëpie Sterjo Germenji, Dritan Shehu, Sanije Shehu dhe Anamaria Mihallari.

Dy ditë më parë, gjatë operacionit ‘Complex’ u godit grupi i cili transportonte emigrantë të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në Devoll, drejt Tiranës, në Kukës, Kosovë dhe më pas drejt vendeve të BE.

Në Tiranë refugjatët strehoheshin në hotelet e dy motrave të arrestuara, Drita dhe Sanije Shehu. Për kalimin në Kosovë merrej Rigers Vejsiu, djali i Drita Shehut.

Në përfundim u sekuestruan 72 pasaporta, 37 leje qëndrimi, 2 automjete e mjete identifikimi, para e sende të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb