Një person është ndaluar nga policia për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

Përkatësit është ndaluar 31-vjeçari E.M., banues në fshatin Paskuqan dhe në kërkim janë 31-vjeçari P.M., dhe 28-vjeçari K.Ll.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Sakaq vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjirokastër-Informacion

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 18.12.2021, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb