Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga një person dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Në kuadër të operacionit të koduar “RED POINT”, u arrestua shtetasi Elson Syla, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe u shpall në kërkim Idriz Shahu, 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë koordinuar vendndodhjet nëpërmjet opsionit “Location” në aplikacionin “Whatsapp”, kanë tentuar të transportojnë me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar dy automjete “Mercedes-Benz” dhe disa aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb