Goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa shoferi u shpall në kërkim.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, 27-vjeçari me inicialet L. L., duke drejtuar një “Citroen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fosforit” në Memaliaj, e ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

NJOFTIMI I POLICISE
Transportonte 11 emigrantë, kundrejt fitimit, shpallet në kërkim 27-vjeçari. Sekuestrohet automjeti. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 55”, shpallën në kërkim shtetasin L. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, shtetasi L. L., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fosforit”, Memaliaj, e ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 11 emigrantë nga vendet MENA, të cilët ky shtetas do t’i transportonte në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në automjet, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit L. L. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb