Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili kryente trafik të qenieve njerëzore.

Makina e tij është ndaluar në Janinë, ndërsa në automjet janë gjetur katër shtetas kinezë të cilët siç rezulton nga hetimi, i kishte marrë në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.

Shtetasit kinezë kishin kaluar ilegalisht nga Shqipëria në Greqi dhe kishin qëllim futjen në brendësi të territorit grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: