MALLAKASTER- Një 31-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një foshnjë në oborrin e shtëpisë. Fëmija vetëm 17 muajsh, ndodhej në oborrin e banesës në momentin kur 31-vjeçari po transportonte ullinj me automjetin furgon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kutë të Mallakastrës.

Gazmir Dervishaj, teksa po ndihmonte komshiun e tij me mbushjen e thasëve me ullij dhe transportin e tyre në oborrin e shtëpisë, ka goditur aksidentalisht foshnjën.

31-vjeçari i cili drejtonte furgonin tip “Nissan” pa targa, u shoqërua në komisariatin e Mallakastrës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: