Në kuadër të operacionit “Lekbibaj” në pranga ranë shtetasit me inicialet P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë kanabis në Lekbibaj të Tropojës dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati, në drejtim të Shkodrës, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb