Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane, i koduar “Transportuesi 2018”, ku u godit nga grup i trafikut të lëndëve narkotike dhe në pranga ranë tre persona, mes tyre një shqiptar.

Gazetarja Dorjana Bezat zbulon për “BalkanWeb” emrat e personave të arrestuar, që janë shqiptari Emiljano Mustafa, 30 vjeç, dhe dy italianët, Davide Daddato nga Barletta, Itali, 51 vjeç, dhe Umberto Di Benedetto nga Trani, Itali, 43 vjeç.

Këta persona u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku dy italianët u kapën në vendin e tyre, ndërsa shqiptari u arrestua në Durrës.

Ky operacion kishte si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb