TIRANE– Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, për ndërtimet te “Veliera” në Durrës.

Lidhur me këtë çështje ka patur debate të ndryshme ditët e fundit, nisur edhe nga shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, pasi gjatë punimeve për sheshin e ri, janë gjetur fakte me rëndësi për trashëgiminë kulturore.

Ministrja Kumbaro ka folur lidhur me zbatimin e legjislacionit për trashëgiminë kulturore.

I pranishëm në këtë mbledhje të Komisionit, ishte edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Ishte në qëllimin tonë që kantieri të lihej i hapur në mënyrë që njerëzit ta shihnin edhe vetë vijimin e punimeve, por edhe zbulimin e këtyre objekteve arkeologjike. Nga fillimi i punimeve kemi vendosur dy kamera për të ndjekur në çdo moment punimet. Është e rëndësishme që çdo gjë të jetë transparente. Ne kujdesemi për trashëgiminë kulturore”, tha Dako.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb