Muzeu Historik Kombëtar ka çelur në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ekspozitën “Biznese kreative që ruajna trashëgiminë kulturore” me fokus suveniret dhe veshjet popullore.

Dorian Koçi: Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës Kombëtare, ndër vite ka zhvilluar aktivitete që kanë synuar sensibilizimin e opinionin publik për përfshirjen e bizneseve sociale ne trashëgiminë kulturore.

Ndërkaq, ministrja u pati një qasje shumë të qartë mbi cilësinë dhe vizionin e asaj që e mbështet vërtetë trashëgiminë.

Margariti: Fatkeqësisht ka ndodhur një fenomen i kundërt, që në vend që të shikonim thellë në rrënjët tona, gjithmonë e më tepër i jemi qasur artificiales dhe globalizmit. Punimet e bukura të gjysheve tona u zëvendësuan me produkte të huaja dhe me materiale e jo natyrale apo të traditës.

Ekspozita solli produkte deri mbi 100 vjeçare, duke e parë artizanatin si një formë që promovon traditën, pwrmes bizneseve sociale ku tradita vjen koncepteve të reja dhe njwherit angazhon të rinjtë në përçimin e kësaj trashëgimie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb