Si rrallë herë në 6 vitet e fundit, Tirana pret Partizanin si kryeses dhe si favorit. 6 pikë diferencë në tabelën e klasifikimit tregojnë qartë gjendjen e dy ekipeve, kjo ishte një nga arsyet kryesore pse pikët e lëna përballë Bylis u përjetuan keq. Partizani duhet të bëj llogaritë në derbin e tretë sezonal me disa pikëpyetje të mëdha që lidhen me gjendjen e të paktën 3 titullarëve. Lorenc Trashi pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Bylis, një dëmtim në kokë që e detyroi të shtrohet në spital dhe të vë në dyshim prezencën e tij kundër Tiranës.

Derbi Trashi
Derbi Trashi

Mungesa e Trashit, do të ishte një humbje e madhe për të kuqtë. Në vëzhgim është edhe “ushtar” Telushi, futbollisti i momentit në shtëpinë e kuqe por që edhe ndaj Bylis u aktivizua më shumë sforco, dëmtimi i pësuar në kavilje nuk i lejon të jetë në 100% të formës së më të mirë.

Telushi (1)
Telushi (1)

Në pikëpyetje është dhe prezenca e Dejan Boldor, qendërmbrojtësi është një element thelbësor në skemat e Sormanit, mungon në tre takimet e fundit për aktivizimin e tij në derbi do të vendoset vetëm në momentet e fundit. Lajmi i mirë është rikthimi i Bitrit i cili ndaj Bylis shleu dënimin për shkak të kartonëve. Partizani shpreson shumë që ndaj Tiranës të jetë pika e kthesës së sezonit, kjo është një ndeshje që mund dhe duhet ta fitojnë për të mos krijuar një hendek më të madhe me ekipet e kreut. Statistikat dhe e shkuara e freskët janë një arsye më shumë për të besuar se mund t’ia dalin, fundja e dinë shumë mirë se s i mposhtet Tirana.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb