Me Lautaro Martinez që ka bërë gati valixhet drejt Barcelonës dhe në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me sulmuesin argjentinas, Inter nuk do të kapet në befasi. Për këtë aryes, drejtuesit zikaltër po punojnë fort për të patur një alternativë për sulmin. Lista e futbollistëve të studiuar dhe kontaktuar gjatë javëve të fundit është e gjatë, por surpriza më e madhe mban emrin e Alvaro Morata.

Lautaro Esporsi Pubblicamente
Lautaro Esporsi Pubblicamente

Sulmuesi spanjoll ka marrë kuota dhe sipas “Tuttosport”, palët janë shumë afër. Vetëm pak ditë më parë Atletico Madrid bëri të ditur se do të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Chelsea, por jo gjithçka është në dorë të klubit madrilèn. Këtë e dinë mirë te Inter, që kanë vendosur kontaktet e para me vetë lojtarin. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, zikaltërit janë gati t’I ofrojnë një kontratë të rëndësishme, që bashkë me bonuset do të kapte shifrën 10 milion euro në sezon. Një ofertë që nuk mund të refuzohet nga Alvaro Morata, i cili pëlqehet shumë nga Antonio Konte.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: