Ditët kalojnë dhe Interi afrohet akoma më shumë me Dybala. Tratativat janë në rrugën e mbarë dhe diçka të tillë e konfirmon edhe Javier Zanetti, zëvendës-presidenti i zikaltërve. Në një intervistë të dhënë për D-Sports Radio, Zanetti flet edhe për marrëdhënien e mirë që klubi nga Milano ka me argjentinasit.

“Dybala te Interi? Ne po flasim. Ai është një lojtar i madh dhe me siguri do të na përfaqësojë në Kupën e Botës. Unë e admiroj Paulon dhe i uroj atij më të mirën në karrierën e tij. Interi shquhej se kishte shumë amerikano-jugorë, veçanërisht argjentinas. Do të thotë që lojtarët ia vlejnë dhe gjithashtu se klubi ka besim te argjentinasit” – tha ai.

Y6y
Y6y

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: