Mjekja psikiatre Arjana Rreli  e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për traumën që po shkakton karantina dhe koronavirusi tek shqiptarët dhe pasojat apo dhe mënyrat se si mund të menaxhohet.

Ajo shprehet se trauma dhe ankthi do të ketë pasoja por ajo mund të tejkalohet me lojëra zbavitëse brenda familjes dhe duke shkarkuar impulsivitetin.

Po ashtu Rreli shprehet se të rinjtë kanë më shumë shanse ta kalojnë pa traumë, por të moshuarit e vetmuar që janë kthyer edhe sin ë ‘’pikë qitjeje’’ për shkak të riskut nga koronavirusi është mirë që të dashurit e tyre t’i telefonojnë sa më shpesh si dhe të komunikojnë virutalisht me mjete teknologjike me të moshuar të tjerë.

Cfarë duhet të bëjmë në këtë situatë?

Arjana Rreli: Duke kontribuar në shëndetin mendor, kontribuojmë edhe në shëndetin tonë fizik. Të qenit në këto kushte na streson dhe kjo ul forcat tona imunitare mbrojtëse. Ne duhet t’i pranojmë kushtet, të pranojmë realitetin.

Ka shkaktuar impakt qoftë në shëndetin e përgjithshëm por edhe mendor, në shoqëri dhe në ambient me njëri- tjetrin. Të mbajmë qetësinë dhe të jemi racionalë në mënyrën e të menduarit për të mbrojtur veten nga ky presion I sistemit nervor që na ul imunitetin., Bëj thirrje për qetësi. Duhet të ruhen ekuilibrat. Jemi të ndryshëm nga njëri- tjetri dhe edhe ekuilibrat janë të ndryshë. Të relaksojmë veten që të heqim tensionin që mund të jetë edhe penalizues.

Si të menaxhojmë ankthin?

Duhet të gjejmë të gjithë skenarët e mundshëm. Padashje përgjojmë veten tonë dhe shikojmë po na dhemb gryka apo jo, matim temperaturën, shohim a kemi dhimbje dhe sistemi nervor luan me ne në momentin kur ne po I përgjojmë. Ne vërtet mund t’ikemi këto problematika.

Secili nga ne mund ta konsiderojë veten potencialisht të infektuar. Jemi apo s’jemi ne do marrim amsat. Kemi një numër që mund të përgjigjet. Do e trajtojmë si një grip. Me fruta, zarzavate. Të mos alarmohemi deri kur shenjat të tregojnë që është ky virus dhe më pas të kërkojmë ndihmën për ekstremet. Të marrim shembullin e Italisë ku pati një fluks të madh për ndërhyrje. Secili të vetëmjekohet derisa ta kontrollojë gjendjen e vetë.

Kriza  paniku, a mos duhet një numër për specialistin në ato moment?

Të gjitha qendrat e shëndetit mendor kanë bërë publike numrat e tyre. Shoqata psikologësh kan ofruar ndihmesën e tyre nëpërmjet online pa pagesë, përshembull shoqata EMDR dhe ka raste shumë të mira ku kanë qenë shumë efektive ndërhyrjet. Do ndihmojë gjithkënd.

Shiko shtëpia është ambient ynë dhe shumica prej nesh shtëpinë e kanë një pjesë e mirë e kanë pak harxhonin kohë në të para karantinimit. Ne sot më shumë se kurrë edhe nëse nuk e gjejmë duhet ta shpikim një punë brenda shtëpisë. Jo vetëm që ne do na bëjë të kalojmë kohën por edhe në fund fare t’I shërbejmë këtij ambienti.

Ne femrat jemi më ndrysh,e mund të gjejmë punë brenda shtëpisë. Dihet shprehja e popullit. Punët nuk mbarojnë kurrë. Diçka e vështirë mund të jetë për meshkujt. Në mentalitetin tonë përfshihen shumë më pak në punët e shtëpisë. KOha të jemi bashkëpuntorë brenda familjes, qoftë dhe për të kaluar kohën dhe për t’u ndjerë vlefshëm. Teksa një grua mund t’I shkojë hobeve të veta që koha nuk ja ka lënë sit ë qëndisë. Ndonjëherë s;kemi pasur kohë të qepnim një konç. Sot është moment dhe të kënaqemi. Burrat le ta provojnë në kuzhinë por së bashku në famije t’I kushtojmë vëmendje fëmijëve, që në këto moment ashtu siç janë edhe për t’I treguar impulse jashtë shtëpisë të shkarkojnë presionet, bashkë me ne të improvizojmë lojëra, jo vetëm mos u nxeh apo monopoli por edhe një lojë me top. Le t’i thyejmë edhe ca gota. Të shkarkojmë impulsivitetin brenda nesh.

Janë dhe këto grupet video- calls skype. Teknologjia po na ndihmon. Secili nga ne duhet të ndihmojë. Në një pjesë të mirë të telefonatave shqetësimet e qytetarëve thonë që sikur dua të fle gjumë më tepër, mos është problematikë. Janë zgjatur orët e gjumit. Një nga simptomat e ankthit është pagjumësia.

Për të ekuilibruar këto metoda që u prishën këto metoda padashje.

Ajo që I kërkohet prindërve është të menaxhojnë presionin prej situatës apo dhe faktorëve të jashtëm që janë edhe fëmijët që mund të jenë shkak.

Ne konsiderohemi si mbrojtja e tyre dhe që duhet t’ja shpjegojmë këtë situatë. Duhet të improvizojmë lojëra brenda shtëpisë. T’i sqarojmë atyre kushtet, ç’është virusi, cili është rreziku pra të bisedojmë si shokë me ata. Por mos transmetojmë tensionin tek ata pasi do shkaktonte feed- back negative. Megjithëse fëmijët janë parë si kontigjenti më vulnerabël i këryte situatave na mbetet ne prindërve që të kontrollojmë situatën.

Për të rinjtë unë do isha më pak në merak sepse duke qenë i ri ke një rrjet social më të gjerë. Ke një energji positive që të transmetohet. Format që gjen i riu janë më efikase dhe më të mëdha se tek të moshuarit.

Të moshuarit duken si tabelë qitjeje nga ky virus dhe i fut në tension. Por nuk kanë as personat e dashur afër dhe kjo i shton ankthi. Por nëse nuk I mungojnë telefonatat sot më shumë se kurrë.

Duhet patjetër t’I sigurojmë ushqimin pasi një pjesë e tyre e kanë marrë shumë seriozisht këtë punë.T’I sigurojmë nevojat primare dhe pjesa tjetër është t’I bëjmë të mundur lidhjen me njëri- tjetrin.  Të mund të flasin të moshuarit me njëri- tjetrin. Kanë më pak tërheqje ndaj teknologjisë por të ndjehen në shoqëri virtual. Ta shfrytëzojnë këtë. Sa i  përket medikamenteve.

Nuk ka një medicament nga specilisti për të zgjatur këto ecejaket por i bën më të sigurt për të zbutur këtë traumë.

Nuk duhet fshehur që pasoja në popullatë do të ketë. Jo vetëm për faktin se shumë po përpiqen ta menaxhojmë por ankthi s’mund të kontrollohet deri në fund. Do ketë kosto në shëndetin mendor. Por nga ana tjetër një pjesë e njerëzve por krijojnë një varësi nga TV, media për të qenë gjithë kohën të informuar por edhe të alarmuar.

Në traumë dhe pas traumës është rritur dhe konsumi i alkoolit. Sa më shumë të zgjasë ne patjetër duhet të gjejmë brenda vetes që të zbusim edhe reagimet pas traumës. Të gjejmë qetësinë, të rezonojmë ne vendime dhe ekuilibra mes njëri tjetrit.”- tha Arjana Rreli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb