Tablodet amerikane spekulojnë se John Travolta dhe Tom Cruise janë në një lidhje të gjatë dashurie, përkundër martesave dhe lidhjeve që kanë pasur me femra. Prej një kohë të gjatë ka pasur thashetheme se Travolta është homoseksual, ndërkohë që shpeshherë janë vendosur në pikëpyetje edhe prirjet e Tom Cruise.

Madje thuhet se në qarqet hollivudiane qarkullojnë pohimet se dy aktorët e famshëm janë në lidhje të fshehtë që prej 30 vitesh.

John Travolta edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e skandaleve homoseksuale, ndërsa Robert Randolf në librin e tij kishte shkruar se aktori së bashku me një mik të tijin i kishin ofruar 200 dollarë për seks.

Sa i përket dyshimeve se Cruise është homoseksual, po ashtu flitet prej disa koshësh, ndërsa mediat kanë shkruar për lidhjet e tij me këngëtarin Rob Thomas dhe me aktorin Jeremy Renner.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb