Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e 25 prillit, Urszula Gacek, në një deklaratë për mediat, ka theksuar se strukturat e tyre do të shtrihen në të gjithë vendin, në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme.

Gjithashtu, ajo iu përgjigj pyetjes që kishte të bënte me fletën e re të votimit, ku siç dihet, krahas partisë, do të votohet dhe për kandidatin. Ajo tha se kjo mënyrë e re, do të jetë një sfidë për votuesit, por shtoi se do të publikohen programe paraprake për të mësuar votuesit se si duhet të votohet.

“Besoj që të gjithë janë të interesuar për gjithçka para se të fillojë procesi zgjedhor, jemi shumë të kujdesshëm për idetë që do të japim. Ne duam të marrim çdo informacion të mundshëm, në mënyrë që të japim opinionin tonë. Do të ketë një mënyrë të re votimi, dot ë jetë sfidë për votuesit. Do e shohim nga afër këtë çështje. Do të ketë një program të qartë për të mësuar për votimin dhe se si duhet të votohet. Në fakt është pak herët për të dalë në përfundime, por faleminderit që i ngritët këto shqetësime dhe shpresoj të merren në konsideratë. Unë e thash që në fillim që të gjithë vëzhguesit që kanë shumë eksperiencë në raste të ndryshme do të jenë në terren dhe do të merren me të gjitha problematikat. Zonat e nxehta nuk i dimë ende, por do të jemi të vendosur kudo. Do të përpiqemi të mbulojmë zonat dhe të jemi në gjendje të shohim gjithçka, nuk do të jemi vetëm në Tiranë, por kudo që do të jetë e mundur, edhe unë dua të bëj disa hulumtime në kuadër të kësaj”, tha Gacek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb