Trazira janë shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Korydallos, teksa dy të burgosur, një shqiptar dhe një palestinez, të repartit të 4-të po përgatiteshin të arratiseshin, por u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë për qëllimin e tyre.

Konkretisht, informacioni ka mbërritur në Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikës Antikriminale, i cili ka dhënë udhëzime për hetimin e kryer në IEVP I.

Nga hetimet u konstatua se dy të burgosurit e huaj, një shqiptar dhe një palestinez, të cilët vuanin dënimin për grabitje dhe vepra të tjera, kishin prerë kangjellat e qelisë për t’u arratisur, por nuk kishin mundur.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulare, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes, e cila është konfiskuar dhe po kontrollohet. Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: