Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit austriak, pas dorëheqjes së ish-kancelarti Sebastian Kruz, është shoqëruar me trazira.

Anëtarja e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ranë të fikët gjatë fjalimit të saj. Kolegët nxituan menjëherë në ndihmë të saj dhe siç u mësua më vonë, gjendja e saj nuk ishte kritike.

Pas fjalimit të saj, drejtuesi i NEOS Beate, Mainl Reisinger, i dorëzoi kancelarit të ri, Alexander Schalenberg një dokument mbi akuzat kundër ish-kancelarit dhe udhëheqësit të Partisë Popullore të
Austrisë (OVP), Sebastian Kurz.

Schalenberg e hodhi dokumentin në dysheme pas tij.

Opozita reagoi dhunshëm ndaj kësaj dhe Schalenberg tha se ai nuk kishte ndërmend të tregonte mosrespektim ndaj gjyqësorit të pavarur, siç e interpretuan disa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb