Emigrantët të cilët synojnë kalimin drejt Britanisë së Madhe por që ende ndodhen në Francë kanë pasur një episod të dhunshëm me autoritetet e vendit ku ndodhen pasi i kanë gjuajtur me gurë.

Raportohet se reagimi i dhunshëm i emigrantëve ka ardhur pasi autoritetet franceze kanë dëmtuar gomonet me të cilat ata dyshohet se do të tentonin të kalonin Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi u përlesh me policinë në fshatin Gravelines pranë Dunkirkut pasi qindra emigrantë u nisën drejt zonës të premten, ndërsa raportohet se oficerët vendas prenë dhe dëmtuan të paktën dy nga gomonet e tyre sipas GB Neës .

Të frustruar, emigrantët filluan të gjuanin gurë dhe degë pemësh mbi oficerët, të cilët u përgjigjën duke i spërkatur me sprajin e posaçëm për kontrollin e trazirave.

Mediat e huaja raportojnë se një numër i madh varkash të vogla pritet të nisen këtë fundjavë pasi moti i keq ndaloi të gjitha kalimet e kanaleve që nga 31 tetori.

Ndërhyrja e oficerëve francezë vjen pasi Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të paguajë 60 milionë paundë shtesë për të ndihmuar autoritetet të forcojnë praninë e sigurisë përgjatë bregdetit francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb