Persona të armatosur që hipnin në një motoçikletë qëlluan tetë të shtëna në fasadën e konsullatës së Irakut në Stamboll , duke mos shkaktuar dëme, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke .

“Sonte, individë të hipur në një motoçikletë hapën zjarr ndaj konsullatës së përgjithshme të Irakut . “Nuk ka viktima njerëzore apo dëme materiale,” sipas Ondzu Ketseli.

Zëdhënësi shtoi se po hetohet nga shërbimet e sigurisë dhe po vijon procesi i identifikimit të autorëve. Ai premtoi gjithashtu se “përgjegjësit do të sillen para drejtësisë”.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb