Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka reaguar për situatën në Iran pas protestave dhe trazirave të raportuara.

“50 fëmijë janë humbur jetën në trazirat publike në Iran”, ka raportuar UNICEF.

UNICEF në një deklaratë zyrtare ka bërë me dije se situata është shqetësuese. Kjo vjen pasi trazirat në Iran kanë vazhduar për më shumë se dy muaj.

“Në Iran, UNICEF-i mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet e fëmijëve që vriten, plagosen dhe ndalohen”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: