20 vite më parë Shqipëria ra në duart e bandave të armatosur, u vranë 3 mijë njerëz kur nisën të bien firmat piramidale. Por a është kjo arsyeja e vetme? RTV Dukagjini ka transmetuar sot dokumentarin “Kur ra Shqipëria”, i cili trajton trazirat e vitit ‘97 në Shqipëri dhe lidhjen e tyre me Kosovën.

Në këtë dokumentar flet ekskluzivisht ish-shefi i SHIK’ut, Fatos Klosi, i përfshirë me shërbimet inteligjente pas rënies së Bashkim Gazidedes. Sipas tij, përgjegjësi i vetëm për trazirat e vitit 1997-të është Sali Berisha.

“Ajo qe një protestë mabarëpopullore mbas një qeverisje 5-vjeçare, ku u shuajtun shumë shpresa që pati populli në demokraci, tek fakti që ekonomia e tregut do ta conte ekonominë e rraskapitur të socializmit përpara, u shuajtën kur shpërthyen firmat piramidale. Disa persona ku kishte dorë edhe qeveria krijuan firmat piramidale. Njerëzve po iu krijohej ideja se po pasuroheshin shpejt dhe fare pa punuar. Ishte dukuri e ardhur nga vende të tjera, por i takonte qeverisë të merrte masa që kjo të mos ndodhte. Jo vetëm që nuk u morën masa por u mbështetën firmat piramidale dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi”,- thotë Klosi, në rrëfimin e tij.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: