Presidenti i Kazakistanit, Kashim-Yomart Tokayev, është shprehur për mediat se rendi kushtetutes është rivendosur në pjesën më të madhe të vendit, ku prej ditësh ka pasur trazira të përgjakshme.

Ministria e Brendshme në Kazakistan ka theksuar në një deklaratë se 26 kriminelë të armatosur ishin vrarë dhe më shumë se 3 mijë protestues ishin arrestuar.

Viktima ka pasur edhe në radhët e autoriteteve policore, ku deri më tani janë shënuar 18 oficerë të vrarë.

Ndërkaq, Presidenti Tokayev do t’i drejtohet kombit sot në një komunikatë të jashtëzakonshme, njoftoi televizioni shtetëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: