MINSK

Policia në Bjellorusi ka arrestuar më shumë se 50 njerëz në të gjithë vendin, ndërsa protestat që kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar kanë hyrë në javën e tretë, kanë thënë burimet zyrtare.

Përplasja mes protestuesve dhe policisë vjen në një kohë, që demonstrues të shumtë janë në rrugë për më shumë se 2 javë.

Autoritetet në vend kanë shtuar presionin ndaj opozitës së vendit, duke burgosur aktivistë, disa dhjetëra të tjerë janë marrë në pyejte, kurse shumë persona të përzgjedhur selektivisht janë paraqitur përpara gjykatave, shkruajnë agjencitë europiane të lajmeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka thënë se së fundmi ka arrestuar 51 persona, në mitingje opozitare, që janë mbajtur në disa qytete të shtetit.

Sipas grupit të të drejtave të njeriut Viasna, 15 persona u arrestuan në Minsk, kryeqyteti i vendit, ku disa mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë pavarësisht shiut të madh, duke bërë presion që Presidenti që ka kohë që mban atë post Aleksandër Lukashenko të japë dorëheqjen.

Ndërsa presioni opozitar dhe tashmë edhe ai ndërkombëtar bie mbi Lukashenkon, ky i fundit ka nisur represionin gjyqësor e policor mbi aktivistët.

Ai më herët nxorri edhe ushtrinë në rrugë, duke thënë edhe kërcënime në publik. Ekspertët shprehen se përpos protestave që kanë përfshirë shtetin, edhe gjendja ekonomike paraqitet e rënduar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb