Pas sulmeve të dhunshme në ndërtesën e Kongresit, nga mbështetësit e Bolsonaros, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva mbajti një takim urgjent me ministrat ekzekutivë.

Lula ndodhet në Araquara, në São Paulo. Bëhet me dije se në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes, drejtësisë dhe marrëdhënieve institucionale.

Ndërkohë në Brasilia policia ushtarake ka ndërhyrë me forcë , gjithashtu edhe helikopterët janë vënë në lëvizje për të shpërndarë protestuesit pro Bolsonaros.

Të gjitha xhamat e katit të parë të Senatit janë thyer dhe disa prej protestuesve tashmë kanë hyrë në katin e dytë.

Presidenti ka urdhëruar gardën kombëtare të hyjë për të rivendosur rendin në kryeqytet. Ai ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e qendrës së Brasilias – duke përfshirë rrugën kryesore ku ndodhen ndërtesat administrative dhe qeveritare – për 24 orë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb