Trazirat në Kazakistan kanë hyrë në një fazë kritike, mediat raportojnë për të paktën 13 policë të vrarë, ndërkaq numri i të vdekurve nga ana e protestuesve ende nuk dihet.

Ushtria u përpoq për të larguar protestuesit nga zoan e Bashkisë së djegur në Sheshin e Republikës në Almanaty

Mes zhvillimeve nga protestat e paprecedenta, trupat e tre policëve të vrarë ishin gjetur sot në rrugë, sipas mediave. Trazirat në republikën ish-sovjetike kanë nisur prej të dielës mbi rritjen e papritur të çmimeve të karburanteve dhe energjisë.

Vendi është një nga eksportuesit kryesorë të gazit e naftës në botë. Mediat thonin sot se 13 policë janë vrarë teksa qeveria tha se prerja e kokës së tre viktimave të fundit, tregon se “trazirat kanë natyrë terroriste”.

Rreth 353 oficerë janë plagosur gjatë protestave të dhunshme në Almaty dhe rreth 2,000 protestues janë arrestuar.

Nërkaq, mediat ndëkombëtare raportojnë se Rusia ka dërguar rreth 3,000 trupa në Kazakistan dhe rreth 500 në Bjellorusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb