Eksperti i sigurisë në Washington, Adrian Shtuni, i ftuar përmes një lidhjeje “direkte” me studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, i bëri një tablo më gjithëpërfshirëse konfliktit Palestinë – Izrael, e cila ishte edhe temë debati në studio.

Ai tha se konflikti mes dy shteteve është i hershëm, e sipas tij, do të jetë e vështirë të ketë një zgjidhje të menjëhershme.

Sipas tij, Shqipëria duhet të distancohet nga ky konflikt dhe të tregohet e ‘ftohtë’ në mënyrën se si do të pozicionohet.

“Duhet të shikojmë çfarë qëndrimi kanë mbajtur palestinezët në raport me Shqiptarët, nuk ka qenë qëndrim i favorshëm për ne. Këto kanë qenë të ndihmuar nga Jugosllavia në mënyrë financiare. Kjo është esenca, ata kanë pasur mbështetje ideologjike. Shqipëria ka njohur Palestinën në ’88. S’kemi parë të bëhet protestë për kurdët, as në Prishtinë. Po, prit se nuk duhet të mërzisim Turqinë.

Nuk është parimore në esencë. Interesat dihen se kush janë. Dashuritë që quhen parimore mbi interesat shtetërore. Nuk mund t’i kuptojmë nëse futen në aspektin diplomatik. Esenca është këtu, kush janë aleatët tonë? Po të shohim pozicionimin e Turqisë në këtë moment. Kjo është esenca, pozicionimi duhet të jetë i qartë. Nuk duhet t’i dalim në krahë atyre që nuk kanë mbrojtje.

Mendoj që Palestina dhe populli i saj kanë të drejtën të kërkojnë shtetin e tyre. Palestina ka 16 vite që nuk bën zgjedhje, janë të fragmetizuar. Kaluan në një luftë civile. Këto janë pjesë të brendshme të Palestinës. Në katër zgjedhjet janë bërë 4 zgjedhje, ndoshta kalohet në të 5. Shqiptarët s’kanë inertes të merren me këtë çështja. 4500 hapësira që janë hedhur nga Gaza.

Gaza është sa Durrësi dhe jetojnë 2 milionë veta. Palestinezët duhet të merren vesh me njëri-tjetrin. Ka një problem të brendshëm, fakti që t’i hedh 4.500 raketa, e fakti që Izraeli ka kupolën e hekurt, i shpëton jetën atyre. Duhet të shihen gjërat në planin real. Hamas i ka vendosur raketat në hapësirën e populluar. Duhet gjetur një zgjedhje politike.

U bë armëpushim, e duhet të shihet kur do të arrihet. Nuk ka zgjidhje, sepse si në Palestinë në Izrael, janë shumë të fragmentizuar. Nuk jam shumë optimist që do të gjendet një zgjidhje në këtë mes”, tha Shtuni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb