Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur se nevojitet një armëpushim në Lindjen e Mesme, në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Biden konfirmoi se është duke biseduar me Egjiptin e vende të tjera për shuarjen e konfliktit, e për këtë, ai thotë se ka njoftuar edhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu-n.

“Z. Biden inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Të dy udhëheqësit diskutuan përparimin në operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Konflikti është tani në javën e tij të dytë dhe gjasat që të përfundojë shpejt janë të pakta. Të paktën 212 njerëz, përfshirë 61 fëmijë, kanë vdekur në Gaza, dhe 10, duke përfshirë dy fëmijë, në Izrael.
Izraeli thotë se shumica e të vrarëve në Gaza janë militantë dhe se çdo vdekje civile është e paqëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb