Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar përmes një statusi në Facebook zhvillimet më të fundit në SHBA, ndërsa thotë se mbeten vendi i vlerave dhe mishërimit të demokracisë. Pikëkrisht certifikimi i Biden si President i 46-të, thotë ai do e bëjë edhe më të sigurt.

Ndërsa ndalet tek Biden, Shehu thotë se ai është një e mirë edhe për Shqiptarët të cilët do t’i drejtojë e ndihmojë të integrohen në BE.

Gjatë statusit të tij, ai i jep edhe një mesazh kryeministrit Rama, që u shfaq dje në krah të Erdogan, duke e cilësuar “aventurë të rrezikshme” tentativën për t’i ikur BE.

STATUSI I PLOTE
ShBA jane e ngelin misherimi i demokracise, vlerave e lirive universale, “mburoja” e pare per to ne Rruzull!
Dhe kete asgje nuk mund ta cenoje.

Pa asnje dyshim Presidenti Biden, Presidenti i 46 i ShBA tashme i certifikuar edhe formalisht, do te jete nje garanci e sigurte per keto principe madhore.

Ashtu sic ka qene gjate gjithe betejave te tij, ai do te jete perseri edhe prane Rajonit tone, Ballkanit Perendimor, prane shqiptareve, ne perpjekjet per te drejtat, demokracine dhe te ardhmen tone Perendimore, Euro-Atlantike, si pjese integrale e BE.

Presidenti Biden ne krye te ShBA perben keshtu nje nga faktoret me te rendesishem per lidhjet tona jetike me ate vend e popull te madh, per mos tjetersimin e shpreses sone europiane e perendimore, per integrimin tone ne BE, si te vetmet opsione e mundesi qe kane e do te kene shqiptaret sot dhe ne histori.

Dhe ky “postulat” prej “rrugetimit” ne mijra vite te shqiptareve eshte i pa ndryshueshem, “fytyra jone eshte e kthyer nga Europa”, nga familja jone natyrale dhe e vlerave.

Kushdo qe do te tentoje te na fusi ne aventura te rrezikeshme e degdisje larg saj, pa asnje dyshim do te perballet me Ndeshkimin e Madh.
Urimet me te mira Presidentit Biden.

Zoti bekofte Ameriken, miken, udherefyesen dhe Mburojen tone te Madhe!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: