Në Francë, nuk kishte atmosferë festimeve, por respekti dhe mirënjohja ndaj finalistëve nuk mungojë. “Gjelat” zbarkuar në aeroportin e Charles de Gaulle rreth orës 20:00 duke iu drejtuar më pas qendrës së Parisit ku i prisnin afro 10 mijë tifozë.

Deschamos dhe djemtë e tij u ngjitën në ballkonin e një hoteli për të përshëndetur tifozët e shumë. Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud ishin dy lojtarët më shumë të thirrur nga turma.

Pikërisht në ditën më të hidhur, pasi të humbësh një finale nuk është kurrë një ndjesi e bukur, për të trazuar dhe më shumë ambientin mendoi Karim Benzema i cili njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja franceze.

Në qendër të kritikave ka përfunduar edhe presidenti Emmanuel Macron, zbritja e tij në fushë për të ngushëlluar Mbappe-n, dhe mënyra se si sulmuesi e trajtoi, ka bërë që mediat, por dhe politikanë të drejtojnë gishtin ndaj Macaron: “I paftuar i sikletshëm”, “turp ndërkombëtarë”, ishin nga disa nga komentet e deputetëve opozitarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb