TAJLANDE

Tre aktivistë tajlandezë të akuzuar për vrasje në vendin e tyre të dorëzuar nga Vietnami tek autoritetet tajlandeze tre ditë më parë, janë zhdukur. Denoncimin e bëjnë disa organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Bangkok.

Sipas Human Rights Watch, tre aktivistët Chucheep Chiwasut, Siam Theerawut e Kritsana Thapthai janë dorëzuar nga Vietnami tek autoritetet tajlandeze 3 ditë më parë.

Një tjetër organizatë “Thai Alliance for Human Rights”, ka raportuar që arrestimi i tre aktivistëve është bërë në muajin e kaluar.
Gjenerali Prawit Wongsuëon, zëvendëskryeministër i juntës ushtarake në pushtet që prej 2014, ka mohuar që ka pasur një komunikim me palët vietnameze për këtë ngjarje.

Janarin e kaluar, kufomat e dy aktivistëve të tjerë, në mërgim kundër monarkisë, u gjetën në Mekong, në kufirin mes Tajlandës dhe Laos. Trupat e tyre u gjetën të betonuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb