“France Football” dëshiron që Kampionatin Europian ta hapë sfida mes vendit pritës dhe Shqipërisë. Në numrin e saj të përjavshëm, në rubrikën “3 arsye për…”, shkruhet se Franca mikpritëse duhet të luajë takimin e parë me kombëtaren kuqezi, e cila është debutuese në një kompeticion të tillë, shkruan Panorama.

Së dyti, gazeta franceze shton faktin se dy nga futbollistët shqiptarë, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani luajnë me skuadrën e Nantes, një qytet i njohur ndryshe dhe si fatsjellës i gjelave. Së treti, djemtë e De Biazit janë të vetmit që arritën ti merrnin 4 pikë në grup skuadrës së Deshampit. Ndër të tjera në 1998 kur Franca luajti kundër një debutuesi që ishte Afrika e Jugut, fituan Kupën e Botës. Këto janë tre arsyet sipas “France Football” pse Franca duhet të luajë ndeshjen hapëse të “Euro 2016” me Shqipërinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb