TIRANE

Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë më 28 nëntor. Dhe herë pas here çifti publikojnë foto me djalin, që e quajtën Gueril, në rrjetet sociale por pa i zbuluar imazhin.

Së fundmi, Gold Ag ndau me ndjekësit një imazh ku shihen tre breza në një foto, vetë reperi, nëna e tij dhe vogëlushi. Gueril mbante një kapuç të kuq në kokë teksa qëndronte në krahët e babait të tij, ndërsa gjyshja e shikonte me dashuri.

Në një intervistë për Prive pak kohë më parë, Gold Ag foli për ndjesinë e të bërit baba duke thënë se është e papërshkrueshme.

“Një ndjenjë shumë e mirë, e papërjetuar ndonjëherë, nuk e di a ka me pasur ndonjëherë ndjenjë më të mirë në botë, veç kuptohet nëse vjen fëmija tjetër. Ama kjo ndjenjë është e papërshkrueshme”- u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb