Tre britanikë, përfshirë të ashtuquajturin “turist i rrezikshëm” Miles Routledge, po mbahen në paraburgim taleban në Afganistan. Ndërkohë, dy burrat e tjerë janë mjeku bamirës Kevin Cornwell dhe një shtetas tjetër i Britanisë së Madhe pa emër, i cili menaxhon një hotel në Kabul.

Ata të gjithë besohet se janë mbajtur peng nga policia sekrete talebane që nga janari. Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimit (FCDO) tha: “Ne po punojmë shumë për të siguruar kontakte konsullore me shtetasit britanikë të ndaluar në Afganistan dhe ne po mbështesim familjet.”.

Scott Richards nga organizata jofitimprurëse e Presidium Network, e cila po ndihmon zotin Cornwell dhe britanikun pa emër, i tha Sky News se ai beson se dyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen mirë.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt kuptimplotë me ata, nuk ka pasur akses nga agjencitë ndërkombëtare të monitorimit. Ne kemi shumë shpresë se kontakti do të bëhet”, tha ai. Ai shpreson se një zhvillim pozitiv i situatës mund të përkojë me fundin e Ramazanit dhe festën e Bajramit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: