TIRANË– Tour Radar ka përzgjedhur muajin gusht të këtij viti për të shpalosur për të gjithë turistët e interesuar se cilat janë tre aventurat kryesore që mund të kryejnë ata në Shqipëri.

Të ndarë me paketat specifike, numri një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën, pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë.

Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës, është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend.

I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të pasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan: “Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, përfshire edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezhe.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: