Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takojë takimin e fundit sot në kuadër të Reformës Zgjedhore me një nga anëtarët e Këshillit Politik.

Gazetari i News24 Ergys Gjençaj raporton se Kim ka takuar ditët e kaluara Gjiknurin, Bylykbashin dhe Hajdarin, kurse sot i mbetet në drekë vetëm Petrit Vasili.

Ky takim vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të Reformës Zgjedhore, dhe 31 maji nuk është kushti  i SHBA, por një dakordësi mes palëve që Lulzim Basha është zotuar para ambasadores për këtë datë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb