Inter mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti në “Olimpico” 3-0 ekipin e Romës. Një sukses që e ngjit ekipin zikaltër në vendin e dytë provizorisht, vetëm një pikë larg Milanit kryeesues, me dy skuadrat e Milanos që presin rezultatin e ndeshjes Napoli-Atalanta.

39 minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Inzaghi-t për të siguruar tri pikët në Olimpico. Calhanoglu (15′) ka zhbllokuar takimin me një gol direkt nga goditja nga këndi, Dzeko (24′) ka dyfishuar avantazhin dhe Dumfries (39′) ka fiksuar shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë, zikaltrit janë mjaftuar duke menaxhuar avantazhin, ndërsa Roma nuk ka qenë asnjëherë e rrezikshme. Lajmi i vetëm i keq për Inter-in ka qenë dëmtimi i Correa-s në minutën e 58-të, me sulmuesin që ka dalë nga fusha në lot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: