Erling Haaland duket i lindur për të thyer rekorde. Sulmuesi i Manchester Cityt ishte fenomenal sot në fitoren 6-3 me rivalët e qytetit të Manchester United.

Norvegjezi bëhet lojtari i parë në Premier League që realizon Hat-Trick në 3 ndeshje radhazi në shtëpi. Haaland shënoi 3 herë sot, ndërsa diçka të tillë e bëri edhe ndaj Crystal Palace dhe Nottingham.

 

Super-paraqitje edhe nga Phil Foden ndaj United (3 gola). Phil Foden ka shënuar golin e tij të 50-të për Manchester Cityn në të gjitha kompeticionet. Në moshën 22 vjeç e 127 ditë, ai tani është lojtari më i ri që ka arritur 50 gola nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke kaluar Lionel Messin (22 vjeç 164 ditë).

50 – Phil Foden has scored his 50th goal for Manchester City in all competitions. Aged 22 years and 127 days, he is now the youngest player to reach 50 goals under Pep Guardiola, surpassing Lionel Messi (22y 164d). Prodigious. pic.twitter.com/eneis8RfKz

— OptaJoe (@OptaJoe) October 2, 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: